Kryeministri Rama përballë Neritan Sejaminit në “Me Pak Fjalë”

12 Prill 2021 | 22:03

Kryeministri, Edi Rama në intervistë me gazetarin Neritan Sejamini në emisionin “Me pak fjalë” do të flasë për politikën dhe ekonominë.

Katër fushata si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe fushata e katërt si kryetar i Partisë Socialiste, kryeministri Rama e cilëson fushatën për 25 prillin më të vështirën dhe më të veçantën.

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në emisionin “Me pak Fjalë” në Euronews Albania qëndrimin e tij në lidhje me diktaturën komuniste dhe debati që nxiti deklarata e kandidates për deputete Luljeta Bozo.

Lexoni gjithashtu: Edi Rama sqaron në Euronews Albania qëndrimin e kandidates Luljeta Bozo për diktaturën

Partia Socialiste beson se pas 25 prillit do të formojë e vetme qeverinë e re. Kryeministri Rama thekson se nuk sheh forca të ndërmjetme në këto zgjedhje, pasi sipas Ramës të gjitha partitë janë bërë bashkë për të larguar Partinë Socialiste nga qeveria.

Lexoni gjithashtu: Koalicionet paszgjedhore, Rama: Partitë janë bërë të gjitha bashkë kundër PS

Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Me pak Fjalë” në Euronews Albania se investimet e huaja janë rritur në Shqipëri, pavarësisht se disa kompani kanë ndërruar zotërues vitet e fundit.

Lexoni gjithashtu: Rama dhe Sejamini debatojnë për largimin e investitorëve të huaj nga Shqipëria

Kryeministri Rama tha se qeveria ka investuar në shumë rrugë të cilat ishin lënë përgjysmë nga qeveria e ish-kryeministrit Berisha. Ai shtoi se është investuar edhe në rrugën e Kombit plus pjesës që ishte përfunduar deri në vitin 2013.

Lexoni gjithashtu: ‘Shumë borxhe, pak rrugë’, Sejamini pyet kryeministrin Rama pse e ka shtrënguar dorën tek infrastruktura

Kryeministri i vendit, tha se Shqipëria dhe Kosova kanë intensifikuar bashkëpunimet e tyre në disa sektorë, por pavarësisht kësaj, ai mendon se duhet bërë më shumë. Sipas kryeministrit, të dyja vendet kanë hapësira të shumta, për të bashkëpunuar për zhvillimin e ekonomisë së tyre.

Lexoni gjithashtu: Treg i përbashkët Shqipëri-Kosovë? Kryeministri Rama thotë se anon nga bashkëpunimi rajonal

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021