“Kujdesu për fëmijën”- Fjalët e fundit të Vitales, borxhi 500 mijë € dhe shqiptarët

20 Mars 2023 | 12:58

Mediat italiane kanë publikuar bisedën e fundit të Francesco Vitale, trafikantit italian të drogës, i cili u gjet i vdekur në rrethana të dyshimta mëngjesin e 22 shkurtit.

Vitale u rrëzua nga kati i pestë i një pallati në rrugën Pescaglia alla Magliana në qytetin e Romës. Sipas mediave italiane, biseda e fundit me bashkëshorten ishte mbrëmjen e datës 21 shkurt, ku ai i lajmëroi vdekjen e tij.

“Dashuria ime, gjithçka ka marrë fund. Ju do të duhet të kujdeseni për fëmijën tonë vetë”, i tha Vitale gruas së tij në telefon.

Karabinierët dyshojnë se Vitale është shtyrë nga dritarja, ose është hedhur vetë për t’i shpëtuar rrëmbyesve që e torturuan për më shumë se dymbëdhjetë orë.

Rrëmbimi i tij dyshohet për një borxh prej 500 mijë euro për një ngarkesë kokaine që nuk ishte paguar.

Por ajo që e bën më misterioze vdekjen e italianit është fakti se rrëmbyesit kontaktuan familjen e dhe pas vdekjes duke i kërkuar shlyerjen e borxhit dhe shpërblimin për lirimin e tij.

Një ditë para se të vdiste, Vitale kishte shkuar nga Bari në Romë me të fejuarën e tij për të takuar personat të cilëve u detyrohej për borxhin. Megjithatë, takimi u kthye në një rrëmbim, duke e dërguar në banesën ku ai u gjet i vdekur, i rënë nga kati i 5-të.

Hetuesit e lidhin bisedën e fundit telefonike si një formë presioni ndaj familjes për të paguar borxhin.

Mediat italiane shkruajnë se pas vrasjes mund të fshihet krimineli shqiptar Elvis Demçe, personi i cili edhe pse në burg dyshohet si “Zot” i trafikut të drogës në Romë.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026

Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare

Bashkimi Evropian po ofron 20 milionë euro të tjera ,22.8 milionë dollarë, ndihmë humanitare për të ndihmuar Venezuelën të përballet me tërmetet e muajit të...
13:24 | 15/07/2026

SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit

Ushtria amerikane tha se ka nisur një raund të ri sulmesh gjatë ditës ndaj Iranit duke filluar në orën 6 të mëngjesit sipas orës së...
13:08 | 15/07/2026