Kush e nderoi mbretëreshën Elisabeth II e kush jo?
Mbretër, mbretëresha, presidentë, kryeministra e të njohur nga e gjithë bota ishin mes 2 mijë të ftuarve që morën pjese në funeralin kushtuar Mbretëreshës Elisabeth II në Kishën Westminster Abbey. Por ku qëndruan personazhet VIP?
Pranë arkivolit të mbretëreshës qëndruan katër fëmijët së bashku me bashkëshortët.
Harry dhe Meghan u ulën krah mbretit Charles, ndërsa princ William me bashkëshorten Kate Middelton u ulën në anën tjetër së bashku me djalin, princin George dhe vajzën, princeshën Charlotte. Ata ishin të vetmit stërnipër që morën pjesë në funeral.
Anëtarët e tjerë të familjes së Mbretëreshës u ulën në rreshtat e parë, përfshirë kushërinjtë e monarkes. Aty ishte dhe vëllai i princeshës Diana, Earl Spencer si dhe miqtë e ngushtë të mbretëreshës.
Kryeministrja e Britanisë Lizz Truss së bashku me bashkëshortin u ul pranë ministrave të tjerë. Ish-kryeministrat e Britanisë u ulën pranë njëri-tjetrit gjatë shërbesës në kishën Abbey.
Monarkët europianë po ashtu ishin pranë njëri tjetrit, vetëm mbretëresha e Danimarkës tashmë e vetmja monarke grua në botë ishte ulur në krah të mbretit Charles, pranë arkivolit.
Pjesëmarrës ishin mbreti Harald i Norvegjisë, princi Albert i Monakos, Duka i Madh Henri i Luksemburgut, mbreti Aleksandër i Holandës, mbreti Philippe i Belgjikës, mbreti i Spanjës dhe ai i Suedisë. Perandori i Japonisë ishte pranë mbretit të Malajzisë dhe mbretëreshës Rania të Jordanisë.
Presidenti Joe Biden i shoqëruar nga bashkëshortja Jill u ul në radhën e 14-të pas presidentit të Polonisë.
Presidenti francez Macron shoqërohej nga bashkëshortja Brigitte. Mes të ftuarve ishin edhe presidenti shqiptar Bajram Begaj, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e të tjerë presidentë.
Ata të cilët nuk ishin të ftuar dhe nuk morën pjesë në ceremoni ishin përfaqësues nga Rusia, Siria, Afganistani, Venezuela, Bjellorusia dhe Mianmar, vende me të cilat Londra ka raporte të tensionuara diplomatike.
Koreja e Veriut dhe Nigarakua u ftuan të dërgonin vetëm ambasadorët jo përfaqësuesit e shteteve. Grupet e të drejtave të njeriut kritikuan Britaninë që ftoi princin e Kurorës saudite Mohamed Bin Salman.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera