Le Pen dhe Macron do jenë përball njëri-tjetrit mbërmjen e së mërkurës për të debatuar për herë të parë pas fushatës zgjedhore, ku ky i fundit e refuzoi një gjë të tillë në raundin e parë.
Macron ende kryeson në sondazhe këtë vit, me një diferencë shumë më të vogël dhe pritet që gara mes konkurrentëve të jetë e ngushtë.
Sonte debati do të shënojë një shans të rëndësishëm për të dyja palët që të bindin votuesit për të shkuar në qendrat e votimit të dielën.
Përballja e tyre është një përsëritje televizive e vitit 2017, e cila u pa si ndikim në fushatë.
Debati i Le Pen u pa si humbje për arsye të luhatjes së saj për nga ana e çështjeve ekonomike.
“Dështova, u rrëzova dhe u ngrita përsëri. Besoj me modesti, u ktheva për të punuar në fushë,” tha Le Pen, duke shtuar se ecja përpara pas dështimeve mund të tregojë forcën e karakterit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Makron dhe Le Pen në terren, të mërkurën debati televiziv
- Presidencialet në Francë, Le Pen thirrje që NATO dhe Rusia të afrohen