Macron e pranon: Vetëbesimi i tepërt më ka çuar në marrjen e vendimeve të gabuara
Presidenti francez Emmanuel Macron pranoi se vetëbesimi i tepërt e ka çuar në marrjen e vendimeve të gabuara në një intervistë të publikuar, të mërkurën.
“Sa herë që isha tepër i sigurt, bëja gabime të mëdha”, tha Macron në një intervistë gjatë vizitës së tij katër-ditore në Indi.
Macron nuk dha shembuj specifikë në këtë autokritikë të rrallë, por ai është kritikuar vazhdimisht për arrogancë, përfshirë vendimin e tij të pafat për të thirrur zgjedhje të parakohshme në vitin 2024.
Vendimi bëri që partia e tij të humbiste kontrollin e Asamblesë Kombëtare. Ish-këshilltari dhe mentori i tij, Alain Mink , e ka përshkruar presidentin francez si një “ narcisist ” dhe ka pohuar se pakujdesia e tij ka “rrezikuar institucionet franceze ” dhe ka forcuar të djathtën ekstreme përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027.
Në vitin 2017, duke folur në një takim biznesmenësh, ai iu referua “njerëzve të suksesshëm dhe njerëzve që nuk janë asgjë”. Komentet u interpretuan gjerësisht si një shenjë përbuzjeje. Macron më vonë tha se i vinte keq për deklaratën.
Në fund të vitit 2024, Macron kishte thënë gjithashtu, duke iu drejtuar një turme në rajonin francez jashtë shtetit të Majotës, i cili sapo ishte goditur nga një ciklon shkatërrues, se do të ishte “10,000 herë” më keq pa shtetin francez .
Macron pritet të largohet nga India këtë të enjten, pas një vizite që përfshinte një pritje zyrtare nga Kryeministri Narendra Modi dhe pjesëmarrjen në një samit mbi veprimet në fushën e inteligjencës artificiale.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran