Maratona e Tiranës 2022/ Nisi edicioni i 6-të, me pjesëmarrës nxënësit e shkollave

22 Tetor 2022 | 15:28

Nxënësit e shkollave të mesme dhe ato 9-vjecare, nisën sot edicionin e 6-të të Maratonës së Tiranës.  Në garën “Fun Run”, nxënësit vrapuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me mesazhin sensibilizues për edukimin e të rinjve përmes sportit.

Gara nisi në orën 09:00 në sheshin “Nënë Tereza” dhe përfundoi në sheshin “Skënderbej”. Të rinjtë përshkuan një segment me gjatësi prej 2 km.

Ashtu siç do garë ka fituesit e saj, as në garën “Fun Run”, nuk munguan trofetë.

Bashkia e Tiranës, synon që përmes kësaj gare, të angazhojë të rinjtë në sport. Nesër më datë 23 tetor, në Tiranë do të vijojnë Maratona e Tiranës 2022, eventi më i madh sportiv në qytet.

Këtë vit pjesëmarrës janë 2500 vrapues nga disa vende të botës.

Policia Bashkiake, u bën thirrje qytetarëve që ditën e nesërme të përdorin sa më pak makinat, duke nisur nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 16:00, për të lehtësuar në këtë mënyrë trafikun.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, është gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas përfundimit të epokës së Didier Deschamps. Sipas gazetarit të...
13:16 | 15/07/2026

Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se nuk do ta ngatërrojmë futbollin me politikën përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës që skuadra e tij do...
10:44 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026