Minatori që garon për deputet: Nuk shitemi për asnjë çmim, kemi problematika të mëdha në fushën e punëtorisë

9 Mars 2021 | 21:23

Elton Debreshi, kandidat i pavarur në Dibër në zgjedhje, u shpreh në emisionin “Me Pak Fjalë” se nuk do të shitet për asnjë lloj çmimi në rast se fiton mandatin e deputetit.

Debreshi kandidon për zonën e Bulqizës, ku punon si minator dhe është gjithashtu themelues i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar.

“Sindikata e Minatorëve të Bashkuar është krijuar nga vetë minatorët” tha ai pasi shprehu zhgënjimin nga sindikatat e vjetra të cilat i akuzoi se nuk kanë punuar për interesat e minatorëve.

“Ne kandidojmë për hallet dhe problemet tona. Jemi të zhgënjyer për 30 vite nga partitë politike dhe nga sindikatat. Deputetët kanë menduar se e si ti marrin Bulqizës, malin, pyjet, lumenjtë dhe mineralet” u shpreh kandidati i pavarur.

Ai tregoi se kandidimi për deputet ishte një ide e vetë minatorëve për t’ju dëgjuar zëri

“Nuk e kam synimin për deputet por te hallet dhe problematikat që kemi në Bulqizë”, deklaroi Debreshi pasi shprehu keqardhjen që një zonë aq e pasur nëntokë është më e varfra ekonomikisht në Shqipëri.

Debreshi nënvizoi se minatorët nuk do të kenë asnjë ngjyrim politik dhe se do të luftojnë për kauzën e tyre. Por pavarësisht kësaj ai tha se “ne kemi problematika të mëdha në fushën e punëtorisë në të gjithë Shqipërinë, kemi probleme në fasoneri, tek naftëtarët, në call-centera.”

Ai deklaroi se do të ngrejë zërin edhe për problematika të kësaj natyre po theksoi se shpreson që kandidimi të nxisë të tjerë për tu organizuar në mënyrë që të luftojnë për problematikat e tyre.

“Nuk do të qëndroj në Tiranë të ha dreka e darka e të kollarisem. Nuk do shitemi për asnjë lloj çmimi. Unë do jem çdo ditë në Bulqizë me hallet dhe problemet që ka atje”, tha ndër të tjera Elton Debreshi.

Ai vuri në dukje edhe vështirësitë që sistemi zgjedhor paraqet për kandidatët e pavarur të cilët megjithëse kandidojnë vetëm në një qark duhet të mbledhin 1% të votave në rang kombëtar për t’u fituar mandatin e deputetit.

Nëse marrim për bazë zgjedhjet e 2017 ku morën pjesë rreth 1.6 milionë zgjedhës, atëherë, një kandidati të pavarur do ti duhen 16 mijë vota për të marrë mandatin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021