Ministri ukrainas thotë se Rusia po planifikon ofensivë më 24 shkurt

2 Shkurt 2023 | 09:23

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, tha se Rusia po përgatit një ofensivë të madhe dhe paralajmëroi se ajo mund të fillojë më 24 shkurt.

Ai tha se Moska kishte grumbulluar mijëra trupa dhe se mund të “provojë diçka” për të shënuar përvjetorin e pushtimit, që nisi në shkurt të vitit të kaluar.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kanë bërë të ditur se do të dërgojnë tanket Abrams, respektivisht Leopard, në Ukrainë.

Ukraina ka thënë se këto tanke do t’i ndihmojnë që të përballet me ndonjë ofensivë potenciale të Rusisë në pranverë.

Zelensky ka thënë se shtetit të tij do t’i duhen të paktën 300 tanke Leopard për të mposhtur Rusinë.

Shumë shtete evropiane kanë tanke Leopard 2 në inventarët e tyre, dhe vendimi gjerman nënkupton se disa shtete mund të bëjnë dërgesa në Ukrainë.

Gjermania shpreson se rreth 90 tanke të tilla do të dërgohen në fushëbetejë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh

Autoritetet australiane po hetojnë origjinën e gjashtë sferave të mëdha misterioze që u shfaqën në Forrest Beach, në veri të Queensland, dhe që dyshohet se...
18:15 | 05/07/2026

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënuan 250-vjetorin e lindjes, me fishekzjarrë, avionë dhe dronë, me motin që nuk ishte më i miri, diku me shi...
16:38 | 05/07/2026

Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën

Kremlini deklaroi se Rusia po krijon një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën, duke e cilësuar këtë si një masë të nevojshme për garantimin e...
16:21 | 05/07/2026