“Mirë se u riktheve Amerikë!”, shkruan në Twitter kryetarja e Bashkisë së Parisit

7 Nëntor 2020 | 17:41

Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, ka përgëzuar presidentin në pritje Joe Biden dhe zv-presidenten në pritje Kamala Harris për fitoren e tyre.

“Teksa po përgatitemi të festojmë 5-vjetorin e Marrëveshjes së Parisit, kjo fitore simbolizon nevojën për të vepruar së bashku më shumë se kurrë përballë një emergjence klimatike”, shkruan Hidalgo në Twitter. 

Joe Biden është zotuar se do t’i rikthehet Marrëveshjes së Parisit që në ditën e parë në zyrë.

 

Lexoni gjithashtu

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara