Mori para nga partia e Gruevskit, dorëhiqet deputeti gjerman

19 Mars 2021 | 15:20

Deputeti i Bundestagut gjerman, Tobias Zech ka dhënë dorëheqje pasi mediat gjermane zbuluan se gjatë vitit 2016, deputeti ka marrë para nga VMRO-DPMNE e udhëhequr nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, për shërbime këshilluese dhe lobim.

Tobias Zech vjen nga partia gjermane Unioni Kristian – Socialist, partner koalicioni dhe pjesë e grupit parlamentar të partisë CDU të kancelares gjermane Angela Merkel.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” shkruan se deputeti Zech ka marrë shuma pesë shifrore nga partia e Gruevskit, ndërsa në nëntor të vitit 2016 merr pjesë edhe personalisht në një tubim parazgjedhor të VMRO DPMNE-së.

Pas lajmit për dorëheqjen e deputetit gjerman, ka reaguar edhe LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut. Ata kërkojnë që kryetari aktual i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të shpjegohet për këtë çështje.

“Mickoski duhet të dalë para opinionet dhe të japë përgjigje: Prej nga i kanë marrë këto shuma të majme parash dhe në çfarë mënyre janë paguar? A është kjo arsyeja pse raportet financiare nuk janë transparente në ëebfaqen e VMRO DPMNE-së? Cili ka qenë roli i Mickoskit fillimisht si sekretar i përgjithshëm e më pas si kryetar partie?”, shprehet Sllavjanka Petrovska, deputete e LSDM.

Deri tani nuk ka një përgjigje nga VMRO DPMNE-ja.

Ekspertët juridik nga ana tjetër vlerësojnë se kjo çështje do të bëhej temë për gjyqësinë në vend, vetëm nëse ka të dhëna se pagesa është bërë me para ilegale ose të keqpërdorura.  

“Nëse ka indikacione në drejtim të asaj që bëhet fjalë për para të keqpërdorura ose jolegale, sigurisht se prokuroria publike duhet të reagojë dhe të nis hetim në bazë të informacionit publik”, tha Janaki Mitrovski, avokat.

Tobias Zech vjen nga partia gjermane Unioni Kristian – Socialist, partner koalicioni dhe pjesë e grupit parlamentar të partisë CDU të kancelares gjermane Angela Merkel.

Ndërkohë, sipas shtypit gjerman, deputeti i dorëhequr ka edhe interesa biznesi në Maqedoninë e Veriut. Ai është pjesë e Këshillit Drejtues të kompanisë PharmCann, kompani e cila përmes partnerëve në Shkup është pjesë e biznesit të kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026