“Një krizë e re po vjen”- Paralajmërimi i fortë i kancelarit të ardhshëm gjerman

14 Prill 2025 | 10:37

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka paralajmëruar se politikat tregtare të presidentit amerikan Donald Trump po rrisin ndjeshëm rrezikun e një krize të re financiare globale.

“Kriza tjetër financiare do të vijë patjetër. Ne thjesht nuk e dimë kur dhe pse,” deklaroi Merz në një intervistë për mediat gjermane, duke theksuar se masat e fundit të administratës amerikane mund të përshpejtojnë shpërthimin e saj.

Ai iu referua konkretisht regjimit tarifor të vendosur nga Trump, i cili ka tronditur tregjet ndërkombëtare gjatë dhjetë ditëve të fundit dhe ka nxitur frikën për një recesion të mundshëm. Edhe pse Shtëpia e Bardhë ka zbutur disa nga këto masa, përfshirë përjashtimin e produkteve si telefonat dhe kompjuterët, pasiguria në tregje mbetet e lartë.

Friedrich Merz, i cili pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 6 maj pas arritjes së një marrëveshjeje koalicioni me Partinë Socialdemokrate (SPD), ka theksuar rëndësinë e një qasjeje të re tregtare. Ai njoftoi se synon një marrëveshje transatlantike pa tarifa me Shtetet e Bashkuara, si dhe marrëveshje të tjera dypalëshe me vende si Kanadaja, Koreja e Jugut dhe India.

Sipas tij, ndërprerja e negociatave për Partneritetin Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve (TTIP) në vitet 2010 përbën “një mundësi të humbur” për të dyja palët.

Merz gjithashtu u shpreh se Gjermania është e hapur për importimin e gazit natyror të lëngshëm nga SHBA, duke e parë këtë si një element kyç për thellimin e bashkëpunimit energjetik mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Në vijim të intervistës, ai theksoi nevojën për një reagim të përbashkët evropian ndaj presionit që vjen nga Uashingtoni. “Evropa duhet të flasë me një zë dhe të shfrytëzojë këtë moment për të zbatuar reformat e nevojshme të brendshme”, deklaroi ai.

Merz u ndal edhe tek nevoja për një integrim më të thellë të tregjeve të kapitalit në BE, duke përmendur bisedimet e tij me liderët kryesorë evropianë si Emmanuel Macron, Donald Tusk dhe Keir Starmer. “Dinamika e re do të zhvillohet në muajt e ardhshëm”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

Të paktën 164 persona janë vrarë dhe 971 të tjerë janë plagosur në tërmetet e dyfishta që ndodhën gjatë natës, tha presidentja e përkohshëm e...
13:09 | 25/06/2026

Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve

Aeroportet e Romës do të duhet të pezullojnë sistemin e ri dixhital të kufijve të BE-së për qytetarët jo-BE për të shmangur një “katastrofë” gjatë...
12:48 | 25/06/2026

Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian

Presidenti rus Vladimir Putin shprehu ngushëllime të enjten për Venezuelën pas dy tërmeteve të fuqishme që lanë të paktën 32 të vdekur dhe rreth 700...
12:30 | 25/06/2026