Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
Më shumë se 25,000 persona janë raportuar të zhdukur në Venezuelë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin, sipas një faqeje interneti për raportimin e personave të zhdukur.
Në faqen e internetit që u lançua pas tërmetit, qytetarët venezuelianë mund të raportojnë zhdukjen e të dashurve të tyre dhe aktualisht 26,086 persona janë të listuar si të zhdukur në të, raporton Sky News.
Ky numër nuk është një shifër zyrtare për numrin e personave të zhdukur, por pasqyron situatën kaotike në terren, ndërsa familjet përpiqen të kontaktojnë me të dashurit e tyre, sipas televizionit britanik.
Familjet kanë ndarë gjithashtu në faqen e internetit foto të njerëzve me të cilët nuk kanë mundur të kontaktojnë.
Uebsajti gjithashtu deklaron se më shumë se 1,200 persona janë gjetur pasi më parë ishin raportuar si të zhdukur.
Të paktën 164 persona u vranë dhe 971 u plagosën në tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën, tha më herët sot presidenti i përkohshëm i vendit, Delsey Rodriguez, raportoi Reuters.
Tërmete me magnitudë 7.5 dhe 7.2 të shkallës Rihter goditën vendin e Amerikës Latine dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale.
Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë