Operatorët turistikë: Deri tani ka rezeverime nga individë të huaj
Pas një viti të mbyllur për shkak të pandemisë, Shqipëria beson se ky sezon do të sjellë një rritje të numrit të turistëve nga jashtë për t’i dhënë një hov ekonomisë.
Në fokus të emisionit “Ilva Now” në Euronews Albania ishte sezoni turistik dhe shanset që ka Shqipëria për të shtuar numrin e turistëve, që duan të vizitojnë bregdetin shqiptar, por jo vetëm.
Operatori turistik Arben Çipa duke folur për qytetin e Sarandës theksoi se bregdeti ka ende probleme.
“Ato mbetjet janë të hershme nga ’97 e në vazhdim. Njerëzi janë bërë me sensibël dhe ndotjet po minimizohen. Ka filluar sensibilizimi , por sa do të zhvillohemi mbete për tu parë”, tha ai.
Kryetar i Shoqatës së Tur-Operatorëve, Kliton Gërxhani, u shpreh se pandemia ka goditur rëndë jo vetëm turizmin bregdetar, por edhe atë të llojeve të tjera.
Ai tha se vihen re rezervime të pakta në numër, të cilat bëhen kryesisht nga turistë të huaj përmes platformave “booking”.
“Turizmi i kulturës ka vuajtur nga pandemia. Deri tani ka rezeverime nga individë të huaj, të rrallë, të cilët rezervojnë përmes platformave booking dhe arsyeja është pandemia. Ne jemi të hapur, por bota nuk është e hapur ndaj nesh. Kjo është një situatë kudo. Turizmi i kulturës dhe natyrës është në këto nivele”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump