Pep Guardiola: I kemi lënë vetëm fëmijët në Gaza, udhëheqësit botërorë janë frikacakë
Pep Guardiola bëri një deklaratë publike në një aktivitet në Barcelonë të enjten në mbrëmje. Trajneri i Manchester Cityt u shfaq në një koncert solidariteti i veshur me një rrobë palestineze dhe foli hapur për dhimbjen dhe zemërimin e tij kur pa imazhet e fëmijëve që vuajnë në Rripin e Gazës.
Guardiola, përshkroi dhimbjen që ndjen pasi pa imazhet e dy viteve të fundit në mediat sociale dhe televizion.
“Shoh një fëmijë midis rrënojave që pyet veten ‘ku e ka nënën?’ pa e ditur ende të vërtetën. Gjithmonë mendoj: Çfarë po u shkon ndërmend? Besoj se i kemi lënë vetëm, i kemi braktisur”, tha 55-vjeçar.
Trajneri katalanas nuk hezitoi të përdorte gjuhë të ashpër për udhëheqjen politike botërore, duke e përshkruar qëndrimin e tyre si “frikacak”.
“Ndoshta sepse ata që janë në pushtet janë frikacakë. Ata dërgojnë të rinj të pafajshëm për të vrarë njerëz të tjerë të pafajshëm. Ne duhet të bëjmë një hap përpara. Kjo është një deklaratë për Palestinën, por mbi të gjitha një deklaratë për njerëzimin”, theksoi ai duke u duartrokitur.
Për shkak të pranisë së tij në këtë ngjarje, Guardiola nuk mori pjesë në konferencën e caktuar për shtyp të premten përpara derbit të së dielës me Tottenhamin. Manchester City kishte përmendur “arsye personale”, me asistentin e tij, Pep Leinders, që zuri vendin e tij para gazetarëve.
Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë