Politikat fiskale të socialistëve nuk po rezultojnë fitimprurëse, thotë gazetari Sejamini

12 Prill 2021 | 22:43

Në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë ku flitet për rreziqet e krizës, një nga problemet kryesore që ngrihet është paqëndrueshmëria fiskale.

Ndryshimi i taksave ndikon drejtpërdrejtë në klimën e biznsit, megjithatë, sipas kryeministrit Rama ato kanë krijuar iniciativa duke sjellë investitorë të huaj.

Në një intervistë në emisionin “Me Pak Fjalë”, kryeministri Rama tha se heqja e taksave për biznesin e vogël, ulja e tvsh-së për hoteleri-turizmin dhe sektorin e IT-së ka sjellë invesitime të reja.

“Heqja e taksave për 10 vjet dhe ulja e tvsh-së në 6% për investimet në hoteleri turizëm ka sjellë innvestitorë. Kemi ulur TVSH për sektorin IT dhe kjo ka sjellë rritje të investimeve në sektorin IT” tha Rama.

Pas ardhjes në pushtet, qeveria Rama uli fashën e aplikimit të TVSH-së në 2 milionë lekë për bizneset.

Kjo lëvizje u justifikua me nevojën e rritjes së formalitetit. Vitin e fundit, qeveria vendosi të heq tatimin mbi fitimin dhe TVSH-në për bizneset që bëjnë xhiro nën 10 milionë lekë dhe ka hequr tatimin për bizneset me xhiro nën 14 milionë lekë.

Por këto ndryshime nuk kanë sjellë ndryshim të të ardhurave që ka marrë shteti nga taksat.

Sipas raportit të FMN-së i cili i referohet edhe të dhënave nga Banka Botërore, raporti mes të ardhurave nga taksat dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto në Shqipëri në vitin 2013 ishte rreth 17% ndërsa në vitin 2019 ishte 19%.

Kjo tregon se të gjitha këto politika nuk kanë sjellë më shumë të ardhura nga sistemi i mëparshëm.

Grafikun që paraqet këto të dhënat, kryeministri Rama e quajti “jo korrekt” pasi sipas tij të ardhurat janë rritur.

“Ne i kemi rritur të ardhurat në raport me prodhimin e përgjithshëm në 27% nga 22-23 që ishim”, deklaroi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021