“PPP-të falas, por të kushtueshëm”, Sejamini ia krahason kryeministrit Rama: Sikur t’u blesh shqiptarëve Ferrari
Gazetari Neritan Sejamini solli në vëmendjen e kryeministrit Rama se një nga taktikat më të përdorura të investimeve të qeverisë socialiste në tetë vite, Partneritet Publike Private po shiten nga qeveria si investime të pakushtueshme, në një kohë që mbartin një kosto mjaft të lartë për shtetin dhe qytetarët.
“Do ishte mrekulli të investonim kudo, të merrnim borxh kudo dhe gjithçka të ecte shumë mirë në ekonomi,” u shpreh Sejamini, ndërsa kryeministri Rama saktësoi se bëhet fjalë për investime private.
“Po privati nga i nxjerr paratë? Nuk i ka të garantuara? Do të falimentojë aeroporti nëse s’do ketë mjaftueshëm turistë në Vlorë? Ju po e bëni sikur çdo gjë është falas, ‘shteti nuk harxhon asgjë por bën çdo gjë’” – tha Sejamini.
“Investimet private janë private dhe shteti nuk paguan asgjë. Shteti merr përsipër një garanci të arsyeshme të trafikut…” replikoi kryeministri Rama, duke marrë shembull investimet private në shëndetësi në Turqi.
Sejamini tha se parimi i investimeve me paratë ‘e privatit’ nuk është një realitet i zakonshëm në Shqipëri, duke përmendur pagesat e qeverisë ndaj koncensionarëve të inceneratorëve.
Kryeministri Rama kundërshtoi ashpër argumentet e gazetarit, ndërsa shtoi se investimet në inceneratorë dhe shëndetësi i kishin ‘parapaguar’ qytetarëve shërbime të domosdoshme, edhe duke mbrojtur mjedisin.
“Kjo histori është sikur të marrësh para borxh, të blesh një Ferrari dhe të lavdërosh Ferrarin. Çështja është sa ka kushtuar dhe sa janë paguar,” tha Sejamini.
“Unë jam i lumtur që i kemi dhënë njerëzve “Ferrari” në këto shërbime në vend të karrocave që kishim. Për mua janë njerëzit, ajo që njerëzit kanë përfituar nga këto partneritete është e jashtëzakonshme në krahasim me tmerrin e të gjithë këtyre shërbimeve në kohë kur ne ndërhymë në to. Mendoj që janë absolutisht me kosto të arsyeshme, nuk janë absolutisht borxhe që rëndojnë borxhin e përgjithshëm të Shqipërisë, janë detyrime që lahen vit pas viti…” kundërshtoi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Politikat fiskale të socialistëve nuk po rezultojnë fitimprurëse, thotë gazetari Sejamini
- ‘Shumë borxhe, pak rrugë’, Sejamini pyet kryeministrin Rama pse e ka shtrënguar dorën tek infrastruktura
- Rama dhe Sejamini debatojnë për largimin e investitorëve të huaj nga Shqipëria
- Koalicionet paszgjedhore, Rama: Partitë janë bërë të gjitha bashkë kundër PS
- Edi Rama sqaron në Euronews Albania qëndrimin e kandidates Luljeta Bozo për diktaturën
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku