Pse sulmet e Iranit ndaj “Ras Laffan” mund ta zgjasin krizën energjitike?

19 Mars 2026 | 09:00

Në më pak se 12 orë, raketat iraniane goditën dy herë qytetin Industrial Ras Laffan të Katarit, duke shkaktuar dëme të shumta në këtë qendër kritike energjetike. Ndikimi i dëmeve pritet të përhapet përtej Katarit edhe në Lindjen e Mesme.

Ras Laffan është qendra më e rëndësishme e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në botë, duke kombinuar transportin, përpunimin dhe objektet portuale. Katari eksporton rreth 20% të furnizimit global të LNG-së me pothuajse të gjithë gazin e tij të transportuar nga Ras Laffan.

Prodhimi i LNG-së dhe produkteve të tjera atje është pezulluar që nga fillimi i marsit për shkak të mbylljes efektive të korridorit të transportit detar të Ngushticës së Hormuzit, dhe dëmi i konsiderueshëm në objektet e prodhimit mund ta zgjasë më tej kohën që duhet për të rinisur objektin.

Disa vende të Azisë Jugore, përfshirë Pakistanin, Bangladeshin dhe Indinë, pritet të mbajnë peshën kryesore, pasi ato mbështeten te Katari për më shumë se gjysmën e furnizimeve të tyre me LNG dhe kanë rezerva të kufizuara. Por Ras Laffan furnizon gjithashtu vende në pjesë të tjera të Azisë, Evropës dhe Afrikës, të cilat do të detyroheshin të përballonin ndërprerjet e furnizimit.

Përtej LNG-së, Ras Laffan prodhon gjithashtu edhe ure dhe amoniak, furnizime kyçe për industrinë bujqësore. Ras Laffan prodhin edhe squfur dhe helium  një gaz thelbësor në prodhimin e mikroçipave. Qendra mund të furnizojë rreth 25% të prodhimit botëror të heliumit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026