Qeveria gjermane miraton uljen e çmimeve të gazit dhe energjisë

25 Nëntor 2022 | 22:29

Qeveria gjermane ka miratuar uljet e planifikuara të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike sipas një procedure të përshpejtuar, tha sot kancelari gjerman Olaf Scholz, si pjesë e përpjekjeve për të trajtuar rritjen e faturave të energjisë për familjet dhe bizneset.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane tha më herët sot se qeveria gjermane ka besim se këto masa do të miratohen në të dyja dhomat e parlamentit në fillim të dhjetorit, raportoi Reuters.

Scholz e bëri të ditur këtë gjatë vizitës së kryeministres franceze Elizabeth Bourne në Berlin, gjatë së cilës të dy vendet nënshkruan një deklaratë të përbashkët për forcimin e përkushtimit ndaj solidaritetit energjetik.

“Ne duhet të shkojmë më tej dhe të kufizojmë rritjen e çmimeve të gazit dhe të zbatojmë një reformë strukturore të tregut të energjisë elektrike në mënyrë që t’u mundësojmë konsumatorëve të paguajnë përgjithmonë çmime që janë në përputhje me kostot e prodhimit,” tha Born.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet

Autoritetet në Krimenë e aneksuar nga Rusia kanë shpallur një “situatë emergjente” në një përpjekje për të lehtësuar pasojat e sulmeve ajrore në rritje të...
08:45 | 27/06/2026

Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?

Në Serbi, gjermanët nganjëherë quhen Švabe, nga fjala gjermane Schëaben për banorët e rajonit historik të Shvabisë. Është një term disi i pasjellshëm, por jo...
08:32 | 27/06/2026

Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar

Në rrjetet sociale në Itali po qarkullon një meme i gjeneruar nga inteligjenca artificiale, që tregon Giorgia Melonin duke bërë të gjitha gjërat që mund...
08:19 | 27/06/2026