Qytetarët të painformuar si do të votohet në zgjedhje, rrezikojnë të rriten votat e pavlefshme

8 Mars 2021 | 21:21

Numri i votave të pavlefshme në zgjedhjet e 2021 rrezikon të jetë i lartë për shkak të mos informimit të zgjedhësve për mënyrën e si do të votohet.

Në emisionin “Me Pak Fjalë” u shpjegua se si do të votojmë në zgjedhjet e këtij viti pas ndryshimeve të bëra me reformën zgjedhore.

Nga sondazhi i fundit i Euronews Albania rezulton se 27% e njerëzve nuk janë të informuar mbi mënyrën se si dhe për kë votohet.

17,4% për qind mendojnë se mund të votosh në këto zgjedhje vetëm për kandidatin.

9,6% për qind mendojnë që mund të votosh për një kandidat që i përket një partie të ndryshme nga ajo që ke votuar.

Të dyja këto zgjedhje janë të pamundura dhe me shumë gjasë kjo pjesë e votave do të shpallen të pavlefshme.

Sikur vetëm një pjesë e këtyre 27% të mos informohej deri në zgjedhje, do kishim një votë masive të pavlefshme, që do ishte faktori kryesor në rezultatin e zgjedhjeve.

Ndryshimet e bëra në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor për mënyrën si zhvillohen zgjedhjet u bën më pak se një vit para datës së zgjedhjeve. Ato ndryshuan mënyrën e votimit e megjithatë nuk është ndërmarrë një fushatë informimi për këto ndryshime.

Në 25 prill zgjedhësit do të kenë mundësi që përveç partisë të votojnë edhe për një kandidat të listës së asaj partie.

Ajo që duhet pasur parasysh është se vota për kandidatin është në dëshirën e zgjedhësit për t’u dhënë ose jo.

Mjafton vota për një parti ose koalicion që fleta e votimit të jetë e vlefshme. Nëse votohet vetëm për një kandidat dhe nuk votohet për asnjë parti ose koalicion atëherë vota është e pavlefshme.

Mund të votohet për kandidatin e partisë që ke votuar dhe jo për një kandidat të një partie tjetër.

Vota për partinë ka rëndësinë ka rëndësinë kryesore në këtë sistem. Sipas votave që ka marrë partia i llogariten edhe mandatet e fituara.

Vota për kandidatët ka vlerë vetëm për ri renditjen e tyre brenda listës së partisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021