Qyteti italian pranë detit që ofron €30,000 euro për këdo që do të shpërngulet atje 

21 Nëntor 2022 | 16:43

Oferta të tilla ka pasur vazhdimisht por ato e kanë pasur gjithnjë një kleckë, ose qyteti ka qenë shumë larg ose duhej një shumë e madhe parashë me vete. Këtë herë është ndryshe.

Ky qytet piktoresk jo vetëm që nuk është aspak i largët dhe i thellë por ai është vetëm 15 minuta larg disa prej plazheve më të bukur të Italisë së jugut. Dhe nuk ju kërkohen para, por komuna është e gatshme t’ju paguaj për të lëvizur atje!

Qyteti piktoresk italian pranë plazheve të virgjëra do të paguajë 30,000 dollarë për këdo që dëshiron të shpërngulet atje në një përpjekje për t’i dhënë frymë të re komunitetit në rënie të Pulias.

Një qytet piktoresk në Itali po ofron një pagesë prej 25,000 £ për njerëzit që duan të blejnë një shtëpi dhe të lëvizin atje.

Ajo që e bën propozimin edhe më tërheqës është se Presicce është vetëm 15 minuta me makinë nga plazhet e pacenuara të bregdetit juglindor të Italisë, duke përfshirë Santa Maria di Leuca.

Dhe kjo nuk është e gjitha. Ajo që kërkohet nga ju është vetëm të blini një shtëpi atje, dhe shtëpitë në këtë rajon kushtojnë më pak se 21,000 euro!

Sipas njoftimit të komunës, shuma prej 30,000 eurosh mund të përdoret për të blerë shtëpinë si dhe për ta rinovuar apo shpërngulur atje.

Për më shumë informacion klikoni në faqen e komunës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026