Rama dhe Sejamini debatojnë për largimin e investitorëve të huaj nga Shqipëria

12 Prill 2021 | 22:24

Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Me pak Fjalë” në Euronews Albania se investimet e huaja janë rritur në Shqipëri, pavarësisht se disa kompani kanë ndërruar zotërues vitet e fundit.

Analisti Neritan Sejamini i përmendi Ramës faktin se gjatë viteve të fundit kompani serioze të njohura në botë janë larguar nga sektorë të rëndësishëm të Shqipërisë si sektori bankar, sektori i hidrokarbureve, sektori i komunikacionit, apo dhe hotelerisë.

Mirëpo kryeministri theksoi për të kundërtën duke këmbëngulur se sipërmarrja e tyre u është kaluar investitorëve të tjerë.

“Jo! S’janë larguar nga Shqipëria, janë të gjitha sipërmarrje që janë kaluar te investitorë të tjerë,” – u shpreh Rama duke u ndalur në disa raste të kalimeve të aksioneve.

Sipas kryeministrit “totali i investimeve të huaja është rritur, nuk është ulur”. Sejamini ndërhyri duke thënë se ky kalim aksionesh është kryer me investitorë “ose lokal, ose lindorë”, por Rama citoi së paku dy sipërmarrje me emra të njohur, si ato të sektorëve të aviacionit, apo e automobilave.

“Keni rreth 300-400 të rinj dhe të reja që kanë mbaruar IT që marrin paga super te ‘Air Albania Stadium’, […] janë punonjës shqiptar që japin solucione [zgjidhje] për Lufthansa Solutions,” – u shpreh Rama.

Përballë këmbënguljes së Sejaminit, se “raste të tilla përdorin thjesht krahun e punës” dhe “nuk krijojnë investime”, Rama u përgjigj me siguri se bilanci i investimeve të huaja mbetet në rritje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021