Rama: Rrisim me 70% pagat e ushtarakëve brenda këtij mandati
Kryeministri Edi Rama deklaroi në podcastin e tij “Flasim” se buxheti i vitit 2026 rrit fondet për mbrojtjen me afro 12% krahasuar me vitin e mëparshëm.
Rama tha se nga janari ka hyrë në fuqi rritja e pagave për ushtarakët, ndërsa në mbledhjen e fundit të qeverisë është miratuar edhe mbulimi i kostos së transportit për çdo ushtarak aktiv.
Ai theksoi se ky është një hap i mirëpritur dhe se synimi mbetet që brenda këtij mandati, paga e ushtarit bazë në Republikën e Shqipërisë të rritet deri në 70%, duke e afruar atë me mesataren e pagave në vendet e NATO-s.
“Kur miratuam buxhetin e vitit 2026, vendosëm t’i japim mbrojtjes afro 12% më shumë fonde sesa viti i mëparshëm, gjë që ishte natyrisht edhe rezultati i angazhimit tonë për t’i qëndruar skedulës së rritjes së financimeve të vendeve të NATO-s, por edhe për t’i qëndruar zotimit për një trajtim gjithnjë e më dinjitoz të forcave tona të armatosura. Në fund të shkurtit, vendosëm dhe rritjen e pagave për ushtarakët, me një efekt të drejtpërdrejtë nga janari dhe në mbledhjen e fundit të qeverisë, kemi miratuar dhe mbulimin e kostos së transportit për çdo ushtarak aktiv. Ky është një hap i shumëpritur dhe i mirëpritur nga të gjithë ata, që nën uniformën e Forcave tona të Armatosura i shërbejnë vendit në çdo front dhe synimi ynë mbetet një pagë konkurruese dhe një trajtim financiar, që deri në fund të këtij mandati do të jetë në mesataren e vendeve të NATO-s. E thënë ndryshe deri në fund të këtij mandati, objektivi i parashikuar dhe në ndërkohë i përkthyer në një plan rritje të pagës, është që paga e ushtarit bazë në Republikën e Shqipërisë të rritet me deri në 70 %”, tha Rama.
Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)