Referendumi historik, Zvicra rrit moshën e daljes në pension për gratë
Përmes një referendumi dhe me një diferencë të ngushtë prej 50.06 për qind, zviceranët votuan pro rritjes së moshës së pensionit për gratë nga 64 në 65 vjeç.
Bëhet fjalë për ndarjen më të madhe gjinore në historinë e referendumeve zvicerane, me gratë që kanë nisur tashmë protestat në rrugë.
Reforma e parë e pensioneve në 25 vjet synon të stabilizojë fondin e pensionit për disa nga vitet e ardhshme.
Të majtët, sindikatat dhe shoqatat e grave e kishin refuzuar rritjen. Sipas tyre, së pari duhej garantuar që gratë të fitonin po aq sa burrat.
Barbara Gysi, këshilltare kombëtare e Partisë Social-Demokrate, deklaroi në një fjalim televiziv se, rezultati i referendumit është një humbje për ato gra që punojnë shumë, kanë një pagë të ulët dhe nuk mund të vendosin vetë kur të tërhiqen.
Nga ana e saj, qeveria ka argumentuar se stabiliteti i fondit të pensionit është në rrezik pasi gratë e lindura në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore po arrijnë moshën e pensionit dhe pritshmëritë për jetën po rriten.
Gjithashtu, një rritje e TVSH-së nga 7.7 në 8.1 për qind pritet të garantojë të ardhura të mjaftueshme për fondin në fjalë. Për këtë hap votuan pro 56 për qind e votuesve.
Kurrë më parë nuk kishte pasur një dallim kaq të theksuar mes burrave dhe grave në një votim. Burrat votuan 28 pikë përqindje më shumë në favor të rritjes së moshës së pensionit për gratë, sesa vetë gratë, duke shënuar hendekun më të madh gjinor në një referendum në Zvicër.
LEXONI GJITHASHTU:
Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë për shkak të valës së të nxehtit
Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren
Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 21:33 Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër
- 21:33 Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia rrethon zonën
- 21:28 Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë për shkak të valës së të nxehtit
- 21:13 Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë