Rekrutimi i të dënuarve, shefi i Wagner: Kemi ulur numrin e krimeve në Rusi

25 Mars 2023 | 14:44

Shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka mbrojtur praktikën e ndjekur prej tij për të rekrutuar të dënuar për të luftuar në Ukrainë.

Në një deklaratë të publikuar nga shërbimi i tij i shtypit, Prigozhin tha se mbi 5.000 të burgosur janë falur dhe u janë kthyer jetës civile pasi kanë shërbyer për gjashtë muaj në luftë.

Sipas tij, më pak se 1 për qind e tyre kanë kryer ndonjë krim tjetër në muajin e parë pasi janë kthyer në Rusi.

“Kemi reduktuar krimin në Rusi”, pretendoi Prigozhin.

Grupi i Wagner rekrutoi me mijëra burra nga burgjet në Rusi të cilët i çoi për të luftuar në Ukrainë dhe si “shpërblim” u dha lirimin nga dënimi i marrë.

Prigozhin muajin e kaluar tha se Wagner më nuk do të rekrutojë të burgosur, ndërkaq Ministria ruse e Mbrojtjes raportohet se ka nisur fushatën e vetë të rekrutimit në burgjet ruse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026