Rogfast, tuneli 26 km nën det që do të lidhë jugun me veriun e Norvegjisë

21 Nëntor 2025 | 20:55

Norvegjia po realizon një nga projektet më ambicioze të inxhinierisë moderne, tunelin rrugor nën det Rogfast, i cili pritet të bëhet më i gjatë dhe më i thellë në botë.

Me një gjatësi prej 26,7 kilometrash dhe një pikë që arrin deri në 392 metra nën nivelin e detit, tuneli do të lidhë zonat Randaberg dhe Bokn, duke eliminuar nevojën për lundrime me tragete.

Rogfast është pjesë kyçe e autostradës strategjike E39, një korridor 1.100 kilometrash që synon të lidhë jugun dhe veriun e Norvegjisë pa ndërprerje detare.

Tuneli do të përshkohet në dy tubacione paralelë, secili me nga dy korsi, duke shkurtuar udhëtimin në rreth 35 minuta.

Projekti pritet të revolucionarizojë lëvizshmërinë dhe transportin e mallrave, duke përmirësuar rrjedhën e eksporteve dhe jetën e përditshme të banorëve dhe turistëve.

Një linjë degëzimi do të lidhë gjithashtu ishullin Kvitsøy, duke krijuar një korridor të vazhdueshëm përmes fjordeve të thella.

Autostrada E39, aktualisht e varur nga tragetet për kalimin e fjordeve, do të transformohet në një rrugë të pandërprerë bregdetare, duke reduktuar ndjeshëm kohën e udhëtimit midis qyteteve kryesore si Kristiansand, Stavanger, Bergen dhe Trondheim.

Sipas studimeve, në Rogfast pritet të kalojnë rreth 6 mijë automjete në ditë.

Punimet për tunelin, që filluan në vitin 2018, kanë kaluar sfida teknike dhe financiare, duke përfshirë një pezullim të projektit në 2019 për shkak të rritjes së kostove.

Projekti rifilloi me një model të ri kontraktimi dhe pritet të hapet për trafik rreth viteve 2031–2033.

Kostoja totale e projektit llogaritet në rreth 22–25 miliardë korona norvegjeze (rreth 2 miliardë euro), ku 40% do të mbulohet nga shteti dhe pjesa tjetër nga tarifat e përdoruesve, të cilat pritet të jenë rreth 30 paund për makinë.

Rogfast do të përbëhet nga një sistem modern ventilimi, mijëra sensorë, kamera dhe pajisje emergjence, duke garantuar siguri maksimale në këtë tunel ekstrem që përbën një arritje të jashtëzakonshme në inxhinierinë nënujore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026