VIDEO| Cristiano Ronaldo flet për herë të parë për vdekjen e të birit

16 Nëntor 2022 | 08:29

Cristiano Ronaldo e ka përshkruar humbjen tragjike të djalit të tij si një nga momentet më të vështira të jetës, pasi ka mirëpritur njëkohësisht një vajzë me gruan, Georgina Rodriguez.

Sulmuesi i Manchester United foli për këtë pjesë delikate gjatë intervistës me Piers Morgan.

“Është ndoshta momenti më i keq i jetës sime që kur më vdiq babai. Kur ke një fëmijë, pret që gjithçka të jetë normale dhe kur e ke atë problem është e vështirë. Kur je qenie njerëzore siç jam unë. Unë dhe Georgina patëm një moment të vështirë sepse nuk e kuptojmë pse na ndodhi ne,” – u shpreh Ronaldo.

Ai shtoi: “Unë u përpoqa t’i shpjegoj familjes dhe miqve të mi të ngushtë se kurrë nuk kam qenë i lumtur dhe i trishtuar në të njëjtin moment. Nuk jam ndjerë kurrë në atë mënyrë. Është e vështirë ta shpjegosh. Nuk e dini a të qani apo të qeshni.”

Ylli i futbollit njoftoi në prill se një nga binjakët e tyre të porsalindur, fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut

“Mjeshtër i Sportit”, Gazheli la gjurmë duke u shpallur plot 13 herë kampion kombëtar, si në garat ekipore ashtu edhe në ato individuale. Lojtar dhe...
16:32 | 15/07/2026

Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, është gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas përfundimit të epokës së Didier Deschamps. Sipas gazetarit të...
13:16 | 15/07/2026

Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se nuk do ta ngatërrojmë futbollin me politikën përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës që skuadra e tij do...
10:44 | 15/07/2026