Rrugët alternative të naftës drejt Evropës pas mbylljes së Hormuzit
Ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme po rriten, njoftimi i Iranit për mbylljen e Gjirit të Hormuzit ka çuar çmimet e naftës dhe gazit natyror në rritje.
Shumë vende evropiane, si Italia, Greqia, Spanja, Polonia dhe Belgjika, varen nga Gjiri i Hormuzit për importet ose për rafinimin e naftës. Ekspertët thonë se mbyllja e këtij korridori nuk do të ndalojë plotësisht furnizimin e Evropës me naftë, por do të vazhdojë të rrisë çmimet dhe të shkaktojë çrregullime në tregje.
Baird Langenbrunner, analist i Global Energy Monitor, tha se ekzistojnë dy linja tubacioni që mund të përdoren si alternativë ndaj Gjirit të Hormuzit.
Opsioni i parë është linja tubacioni Saudi East-West, me kapacitet 5 milionë fuçi në ditë.Opsioni i dytë është linja Habshan–Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe, me kapacitet 1.8 milionë fuçi në ditë.
Tubacioni i ri Goreh–Jask në Iran, mund të përdoret për të shmangur Gjirin, por ka komplikime: ndodhet në Iran, i cili është nën sanksione të rënda amerikane dhe infrastruktura e tij është nën sulme ushtarake.
Pra, vetëm një pjesë e vogël e naftës që zakonisht kalon përmes Gjirit mund të përdorë linja alternative tubacionesh. Ndërkohë, transporti detar përmes Gjirit të Hormuzit është pothuajse ndalur, pasi anijet janë goditur gjatë hakmarrjes së Iranit ndaj sulmeve amerikane dhe izraelite.
Furnizimet alternative më të sigurta për Evropën mbeten prodhimi i Detit të Veriut, nga fushat në Norvegji dhe Mbretërinë e Bashkuar, që mund të transportohen direkt në portet evropiane.
Shtetet e Bashkuara dhe Afrika Perëndimore, me prodhues si Nigeria dhe Angola, ofrojnë gjithashtu alternativa duke përdorur rrugë transatlantike. Afrika e Veriut, sidomos Algjeria dhe Libi, ofron rrugë të shkurtra mesdhetare drejt Evropës Jugore, por paqëndrueshmëria politike në Libi rrezikon furnizimin e vazhdueshëm.
Prodhuese nga Kaspiku dhe Azia Qendrore si Kazakistani dhe Azerbajxhani ofrojnë diversifikim shtesë; nafta e tyre zakonisht transportohet me tubacione drejt porteve të eksporteve në Detin e Zi.
Furnizues nga Amerika Latine, si Brazili dhe Guajana, mund të dërgojnë naftë në Evropë duke shmangur të gjitha ngushticat e Lindjes së Mesme.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve