Seul: Ndalen përpjekjet për arrestimin e presidentit pas konfrontimeve
Hetuesit jugkoreanë ndaluan përpjekjet e tyre për të arrestuar presidentin Yoon Suk Yeol në rezidencën e tij më 3 janar lidhur me shpalljen e gjendjes së luftës, duke u thirrur në shqetësime të sigurisë pas një konfrontimi me ekipin e tij të sigurisë.
Yoon, i cili veçse është pezulluar nga detyrat e tij të presidentit pas një votimi të ligjvënësve, do të bëhej presidenti i parë në detyrë në historinë e Koresë së Jugut që do të arrestohej nëse do të zbatohej fletarrestimi.
Avokati i Yoon-it e quajti urdhrin e arrestit “të paligjshëm dhe të pavlefshëm,” duke kërcënuar me veprime ligjore ndaj përpjekjeve për ta ndaluar atë.
Rreth 2,700 oficerë policie janë vendosur për të ruajtur rendin përreth rezidencës.
Presidenti, i cili më 3 dhjetor 2024 njoftoi për shpalljen e gjendjes së luftës njoftim që tronditi demokracinë e Azisë Lindore dhe për një kohë të shkurtër riktheu në shtet sundimin ushtarak, përballet me shkarkim, ose në skenarin më të keq, me dënim me vdekje.
“Sa i përket ekzekutimit të fletarrestimit sot, u vendos se ekzekutimi do të ishte i pamundur për shkak të përplasjes së vazhdueshme”, tha përmes një deklarate Zyra për Hetimin e Korrupsionit, që po heton Yoonin lidhur me vendimin e tij për gjendjen e luftës.
“Shqetësimet për sigurinë e personelit në terren çuan deri te ndalja e vendimit” për përpjekjet për arrestim, u tha në deklaratë, ku u shtua se ka pasur konfrontim me shërbimin presidencial të sigurisë së Yoonit dhe njësisë së tij ushtarake.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës