Shoqatat e turizmit kërkojnë përparësi në vaksinim dhe ndihmë financiare për sektorin e turizmit
E ardhmja turistike për sezonin e verës në Shqipëri është në pikëpyetje megjithatë përfaqësuesit e këtij sektori kanë propozimet e tyre për qeverinë për të krijuar sa më shumë mundësi që ata të ushtrojnë aktivitetin.
Gjatë një interviste për emisionin “Me Pak Fjalë”, Arben Çipa, kryetar i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë, theksoi dy kërkesa kryesore për qeverinë.
“Do të propozoja që stafit që është i angazhuar në hoteleri t’i jepet prioritet pas vaksinimit të pedagogëve dhe mësuesve.”, tha Çipa duke argumentuar se vaksinimi i punonjësve të sektorit turistik i jep siguri shërbimit dhe afron më shumë të huaj.
Propozimi i dytë që Çipa deklaroi ishte një mbështetje financiare nga qeveria për punonjësit e regjistruar të hotelerisë, punonjësit e shërbimeve të ndryshme dhe kompanitë e transporteve.
“Nga qeveria presim një suport për mbijetesën”, u shpreh Çipa.
“Sinjalet që kemi nga partnerët tanë na rezulton se interesi është maksimal por fakti që drita jeshile e lëvizjes së lirë nuk po duket akoma krijon probleme dhe siguri për të gjithë palët”, shtoi ai.
Megjithatë Çipa tha se ka një arsye për të qenë optimist. Vaksinimi i moshave të treta në gjithë Evropën është diçka pozitive pasi ato sipas tij pasi kjo grup moshë përbën një pjesë të madhe të turistëve të huaj.
Kështu që ai nënvizoi se nëse merren masat e nevojshme dhe garantohet besimi i sektorit mund të tërhiqen ajo pjesë e turistëve që është pothuajse e sigurt që do të udhëtojë gjatë verës.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve