Shpërthim në Monako, tre të plagosur, autori la një çantë jashtë ndërtesës me lëndë plasëse
Një shpërthim në një ndërtesë banimi në Monako ka lënë të plagosur tre persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Ngjarja ndodhi pak para orës 21:00 sipas orës lokale, në rrugën Rue Révérend Père Louis Frolla, pranë kufirit me Francën.
Sipas autoriteteve, shpërthimi dyshohet se u shkaktua nga një pajisje shpërthyese e vendosur në një çantë të lënë jashtë ndërtesës. Ministri i Shtetit, Christophe Mirmand, deklaroi se ka shumë gjasa që bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Autoritetet bënë të ditur se pajisja shpërthyese përmbante bulona dhe fishekë, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar një person të dyshuar duke u larguar në drejtim të Francës menjëherë pas shpërthimit.
Në vendngjarje u angazhuan mbi 100 efektivë policie dhe ekipe të emergjencës. Tre të plagosurit u transportuan për trajtim në një spital në qytetin francez të Nicës.
Mirmand e cilësoi ngjarjen si një rast të paprecedentë për principatën, ndërsa Princi Albert II e dënoi incidentin duke e quajtur një “krim të shëmtuar” dhe një tronditje për të gjithë komunitetin e Monakos.
Vijon të rritet bilanci i viktimave në Venezuelë, mbi 1,700 të vdekur nga dy tërmetet shkatërrimtare
Krim brutal në Teksas, dy motrat vrasin një 32-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve
Starmer pret në Londër Rutte, në fokus Samiti i NATO-s në Ankara dhe çështja e Ukrainës
- 08:19 Vijon të rritet bilanci i viktimave në Venezuelë, mbi 1,700 të vdekur nga dy tërmetet shkatërrimtare
- 08:14 Krim brutal në Teksas, dy motrat vrasin një 32-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve
- 08:10 Starmer pret në Londër Rutte, në fokus Samiti i NATO-s në Ankara dhe çështja e Ukrainës
- 08:04 Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti dhe siguron një vend në 16 më të mirat
- 08:03 Trump: Negociatorët amerikanë po shkojnë në Katar për një takim të rëndësishëm lidhur me Iranin
- 07:59 Maroku eliminon Holandën me penallti dhe siguron kualifikimin