Shpërthimi në fabrikën e biskotave në Greqi, vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e rrjedhjes së propanit

30 Janar 2026 | 11:57

Hetimi në fabrikën “Violanta” në Trikala po vijojnë ndërsa autoritetet ende nuk kanë arritur të zbulojnë saktë shkaqet që sollën në shpërthimin e cila u mori jetën 5 personave.

Hetimet dhe gërmimet në zonë do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme për të gjetur prova të reja, ndërsa do të merren deklarata të reja plotësuese nga persona të tjerë në kompani. Mësohet se hetuesit kanë marrë të enjten dosjet e kompanisë nga Drejtoria e Zhvillimit të Rajonit të Thesalisë për të kontrolluar operacionet e paautorizuara etj.

Nga deklaratat e marra deri më tani , shumë punonjës kishin nuhatur një erë gazi dhe i kishin informuar eprorët e tyre për këtë. Gjë që u konfirmua edhe nga menaxheri i turnit  i cili deklaroi se disa punonjës e kishin informuar atë për këtë erë të çuditshme dhe se ai nga ana tjetër ia kishte përcjellë informacionin menaxherit të prodhimit.

Hetimi i kryer nga Departamenti i Zjarrfikësve arriti shpejt në përfundimin se shkaku i shpërthimit vdekjeprurës ishte një rrjedhje propani. Gazi ishte përqendruar në bodrum. Nga hetimet u zbulua se bodrumi nuk ishte i deklaruar dhe përdorej kryesisht si hapësirë ​​magazinimi.

Propani hyri në bodrum përmes vrimave në betonin e armuar. Ajo që hetuesit po kontrollojnë tani është nëse kompania kishte marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, ndërsa ajo që po shqyrtohet si shkaku më i mundshëm i rrjedhjes së gazit është puna e asfaltimit që u krye në rrugë mbi tubat e propanit gjatë verës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren

Një zjarr i madh që përfshiu një zonë bujqësore dhe pyjore pranë qytetit të Orkomenos në Greqinë qendrore po shuhet aktualisht nga 105 zjarrfikës me...
20:28 | 25/06/2026

Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit

Dhoma e ulët e Parlamentit spanjoll miratoi sot një rezolutë jo-detyruese duke i bërë thirrje kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të...
19:43 | 25/06/2026

Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri

Meteorologët parashikojnë se viti 2027 do të jetë edhe më i nxehtë, si pasojë e ndikimit të fenomenit El Nino, i cili pritet të rrisë...
19:43 | 25/06/2026