Shqetësuese: Shqipëria mes shteteve më të rrezikuara nga përmbytjet në botë

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kjo është renditja e shteteve me rrezikun më të lartë të përmbytjeve në botë dhe fatkeqësisht mes tyre është edhe Shqipëria – shteti i dytë europian në listën e më të rrezikuarve pas Holandës. Ja cila është renditja. 

Përmbytjet shkatërruese në të gjithë botën këtë verë kanë rezultuar në mijëra të vdekur. Vetëm në Pakistan gjatë verës, 1.400 veta humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe 1/3 vendit përfundojë nën ujë.

Duke përdorur të dhënat nga studimi i fundit i botuar në revistën më prestigjioze për studimet shkencore Nature, kjo hartë grafike paraqet rrezikun e përmbytjeve në të gjithë botën, duke nxjerrë në pah se 1.81 miliardë njerëz janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj përmbytjeve.

- Advertisement -

Metodologjia mori parasysh rreziqet e mundshme nga përmbytjet në brendësi dhe në bregdet.

Europa dhe Azia, më të rrezikuarat nga rritja e nivelit të ujit

Nuk është çudi që vendet me një numër të konsiderueshëm sistemesh lumore dhe rrafshnaltash, e gjejnë veten me përqindjen më të lartë të popullsisë së tyre të rrezikuar nga përmbytjet.

Holanda dhe Bangladeshi janë dy kombet e vetme në botë që kanë më shumë se 50% të popullsisë së tyre në rrezik për shkak të përmbytjeve, përkatësisht 59% dhe 58%.

Vietnami (46%), Egjipti (41%) dhe Mianmari (40%) kompletojnë pjesën tjetër të pesë vendeve të para në listë

Përveç Holandës, vetëm dy vende të tjera evropiane bëjnë pjesë në 20 vendet e para për nga përqindja e popullsisë në rrezik, Austria (e 18-ta me 29%) dhe Shqipëria (e 20-ta me 28%).

Vetëm rajoni i Azisë Juglindore përbën më shumë se dy të tretat e popullsisë globale të rrezikuar nga përmbytjet me 1.24 miliardë njerëz të ekspozuar ndaj këtij rreziku.

Kina dhe India përbëjnë përkatësisht 395 milionë dhe 390 milionë njerëz të rrezikuar, me të dyja vendet në krye për sa i përket numrit absolut të njerëzve në rrezik të rritjes së nivelit të ujit.

Pjesa tjetër e pesë vendeve kryesore për nga popullsia totale në rrezik janë Bangladeshi (94 milionë njerëz në rrezik), Indonezia (76 milionë njerëz në rrezik) dhe Pakistani (72 milionë njerëz në rrezik).

Ndërsa humbjet njerëzore dhe ekonomike të shkaktuara nga përmbytjet vazhdojnë të rriten, kombet në mbarë botën do të duhet të fokusohen në infrastruktura parandaluese për ekosistemet dhe komunitetet tashmë të prekura dhe më të rrezikuara nga përmbytjet.

Nr.  Shteti Përqindja e rrezikut nga përmbytjet sipas popullsisë (%) Totali i popullsisësë ekspozuar
#1 🇳🇱 Holanda 58.7% 10,100,000
#2 🇧🇩Bangladeshi 57.5% 94,424,000
#3 🇻🇳Vietnami 46.0% 45,504,000
#4 🇪🇬  Egjipti 40.5% 38,871,000
#5 🇲🇲 Burma 39.9% 19,104,000
#6 🇱🇦  Laos 39.7% 2,985,000
#7 🇰🇭Kamboxhia 38.1% 7,431,000
#8 🇬🇾Gajana 37.9% 276,000
#9 🇸🇷 Suriname 37.7% 233,000
#10 🇮🇶Iraku 36.8% 16,350,000
#11 🇹🇭 Tailanda 33.9% 25,431,000
#12 🇸🇸  Sudani 32.5% 5,437,000
#13 🇵🇰Pakistani 31.1% 71,786,000
#14 🇳🇵 Nepali 29.4% 11,993,000
#15 🇨🇬  Kongo 29.3% 1,170,000
#16 🇵🇭  Filipinet 29.0% 30,483,000
#17 🇯🇵 Japonia 28.7% 36,060,000
#18 🇦🇹 Austria 27.8% 2,437,000
#19 🇮🇳  India 27.7% 389,816,000
#20 🇦🇱Shqipëri 27.6% 771,000
#21 🇨🇳Kina 27.5% 394,826,000
#22 🇹🇩   Çad 27.4% 4,547,000
#23 🇮🇩 Indonezia 27.0% 75,696,000
#24 🇭🇷  Kroacia 26.9% 1,094,000
#25 🇸🇰  Sllovakia 26.7% 1,401,000

 

 







LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

U kapën duke marrë ryshfet, lihen në burg 2 efektivët e “Shqiponjave”

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 2 efektivët e "Shqiponjave" Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha të akuzuar për korrupsion. Njëherësh, me kërkesë të Prokurorisë...

Sherr për shezlongët mes biznesmenëve, goditet me sende të forta 64-vjeçari

Një 64-vjeçar në Shkodër është dhunuar me sende të forta nga dy persona, pas një konflikti në lidhje me vendosjen e shezlongëve në një...

Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Fredi Belerin, ndërsa ka vendosur detyrim paraqitjeje për Pandeli...

TË FUNDIT

U kapën duke marrë ryshfet, lihen në burg 2 efektivët e “Shqiponjave”

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 2 efektivët e "Shqiponjave" Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha të akuzuar për korrupsion. Njëherësh, me kërkesë të Prokurorisë...

Sherr për shezlongët mes biznesmenëve, goditet me sende të forta 64-vjeçari

Një 64-vjeçar në Shkodër është dhunuar me sende të forta nga dy persona, pas një konflikti në lidhje me vendosjen e shezlongëve në një...

Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Fredi Belerin, ndërsa ka vendosur detyrim paraqitjeje për Pandeli...

Ministri i Jashtëm grek takon Xhaçkën, kërkon lirimin e Belerit dhe Kokaveshit

Ministri i Jashtëm grek Vasilis Kaskarelis ka takuar homologen Olta Xhaçka në samitin jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që po zhvillohet në...

EMRI| Arrestohet në Shkodër 47-vjeçari i dënuar me 14 vjet burg për drogë në Itali

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 47-vjeçar të dënuar në shtetit italian për prodhim dhe shitje narkotikësh. Armand Dani (Isaj), 47 vjeç, banues...








Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×