‘Shumë borxhe, pak rrugë’, Sejamini pyet kryeministrin Rama pse e ka shtrënguar dorën tek infrastruktura
Gjatë dy mandateve, qeveria e drejtuar nga kryeministri Rama ka marrë rreth 3.7 miliardë euro borxh shtesë, më shumë nga çdo qeveri e mëparshme referuar të dhënave zyrtare, por investimet në infrastukturë, kryesisht në rrugë kanë qenë minimale në krahasim me qeverinë e mëparshme. – Këto ishin faktet që gazetari Neritan Sejamini i vuri përballë kryeministrit Rama në një intervistë për emisionin “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania.
Kryeministri Rama tha se qeveria ka investuar në shumë rrugë të cilat ishin lënë përgjysmë nga qeveria e ish-kryeministrit Berisha. Ai shtoi se është investuar edhe në rrugën e Kombit plus pjesës që ishte përfunduar deri në vitin 2013.
“Flas për 7 ura të bëra nga buxheti i shtetit dhe flas për pjesën që lidh Rrugën e Kombit me rrugën hyrëse të Milot-Lezhës e më pas drejt Tiranës”, deklaroi Rama.
Sipas raportit të tretë të monitorimit të Strategjisë Sektoriale të Trasportit 2016-2020, janë përfunduar vetëm 7 projekte për ndërtim ose rindërtim rrugësh nga 20 që synoheshin.
Nga këto 7 projekte, 4 ishin nisur nga qeveria e mëparshme ndërsa tre të tjerat janë rindërtime të rrugëve ekzistuese .
Rrugët që cilësohen të përfunduara janë:
- Rruga Tiranë-Elbasan
- By-passi Plepa-Kavaje-Rrogozhinë
- Rindërtimi i rrugës Elbasan-Banjë
- Rindërtimi i rrugës Qafe Thanë-Lin-Pogradec
- Rruga Skrapar – Përmet
- Përfundimi i urës dhe tunelit Morinë – Kukës.
- By-passi i Fierit
Rama tha se një nga akset që duhej ndërtuar por që ende nuk ka nisur është ai që quhet “Korridori Blu”.
“Ne kemi një aks që duhet ndërtuar që është aksi i “Korridorit Blu” që fillon nga Murriqani, në Milot dhe për të ardhur poshtë deri në Thumanë, Kashar, Rrogozhinë, Fier.”, deklaroi kryeministri.
Sipas tij kontrata për ndërtimin e rrugës nuk u finalizua “se nuk përmbushte interesa publike” por shtoi se ky projekt se do të vazhdojë në mandatin e tretë.
Nga viti 2014 deri në 2021, buxheti i shtetit për infrastukturën rrugore ka qenë rreth 1.3 miliardë euro. Krahasuar me 8-vjeçarin paraardhës ai ka qenë 1.1 miliardë më i ulët.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku