Sindikata e punëtorëve të hoteleve në Nju Jork arrijnë marrëveshje për të shmangur grevat përpara Kupës së Botës
Një marrëveshje midis një sindikate hotelesh në Nju Jork dhe një grupi të industrisë së mikpritjes pritet të rrisë të ardhurat e mirëmbajtësve të hoteleve në më shumë se 100,000 dollarë, si pjesë e një pakti për të shmangur grevat gjatë Kupës së Botës FIFA që fillon në qershor.
Marrëveshja tetëvjeçare midis Këshillit të Tregtisë së Hoteleve dhe Lojërave të Fatit, që përfaqëson 27,000 punonjës hotelesh dhe Shoqatës së Hoteleve të Qytetit të Nju Jorkut, e cila përfaqëson 250 hotele, përcakton rritje të pagave prej 50% së bashku me kujdes shëndetësor falas për familjet, rritje të kontributeve të pensioneve, fonde të reja përfitimesh dhe zgjerim të të drejtave në punë.
Kushtet e marrëveshjes u njoftuan të hënën, në të njëjtën ditë kur sindikatat që përfaqësonin punonjësit e hekurudhave të Long Island ndërprenë një grevë që kishte paralizuar për tre ditë sistemin e transportit hekurudhor në qytet.
Marrëveshja me punëtorët e hotelit do ta rrisë pagën e mirëmbajtësve nga gati 40 dollarë në orë në më shumë se 61 dollarë në orë gjatë tetë viteve.
“Rritjet e pagave ishin fokusi ynë kryesor në këtë cikël kontratash, sepse kostoja e jetesës për anëtarët tanë është rritur në mënyrë dramatike”, tha presidenti i sindikatës, Rich Maroko, për New York Times.
Presidenti i shoqatës së hoteleve, Vijay Dandapani tha se grupi i tij ishte krenar që industria e hoteleve në Nju Jork do të vazhdojë të ofrojë pagat dhe përfitimet më të mira në vend.
Por Dandapani paralajmëroi gjithashtu se anëtarët e grupit po përballeshin me vështirësi të mëdha ekonomike dhe taksa jashtëzakonisht të larta.
Kryetari i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, tha së fundmi se tifozët e futbollit mund të presin derisa të finalizohen ndeshjet e raundit të dytë. Tetë ndeshje janë planifikuar për këtë zonë, përfshirë finalen, në stadiumin MetLife të New Jersey-t.
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë