Solidaritet për krishtlindje, akte bamirësie për fëmijët, refugjatët dhe të pastrehët
Në kryeqytetin e Italisë, Romë, dhjetëra refugjatë, të varfër e të pastrehë morën pjesë të premten në një event bamirësie të organizuar nga komuniteti katolik Sant Egidio.
Këtë vit, për shkak të pandemisë, vakti tradicional u zëvendësua me dhënien e kutive me ushqime të gatuara nga vullnetarë dhe dhurata.
“Gjëja më e rëndësishme është se ishim së bashku. Kjo ka rëndësi. Për mua është si të jemi një familje, sepse nga familja ime nuk më ka mbetur më askush”, tha Elisabetta Mosco, e pastrehë.
“Mund të them se ne e kuptuam se duhet të ishim së bashku, edhe pse duhet të ruanim distancën, edhe pse është një periudhë e vështirë. Por është më e vështirë për ata që janë më të cenueshëm se ne”, shprehet Mahmoud Al Dhair, refugjat sirian.
Ndërkohë, në Rusi, vullnetarë të veshur si personazhe të animuara dhe si babagjyshi, u bënë një surprizë fëmijëve të vegjël në një spital të Moskës.
Babagjyshi i Dëborës, versioni rus i atij të Krishtlindjes, dhe një vajzë dëbore u shfaqën në dritaret e spitalit Morozov.
“Ishte shumë bukur. Të gjithë ishin të lumtur. Fëmijët buzëqeshnin dhe ngrinin duart. Ata janë fëmijë të mrekullueshëm”, tregon ai.
Në Spanjë, 70 banorë të shtëpisë së kujdesit Shën Pjetri, në qytetin verior El Astijero, festuan Krishtlindjen, edhe pse nën masa të rrepta kufizuese.
Këtë vit, ata zgjodhën të qëndronin në qendrën e kujdesit, në vend që të shkonin tek të afërmit, me të cilët patën një takim 30-minutësh të ndarë nga xhami, ose një telefonatë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran