Sulm me bombë në Stamboll, urdhërohet paraburgimi për 17 të dyshuar
Një gjykatë turke ka urdhëruar ndalimin e 17 të dyshuarve në lidhje me sulmin me bombë të së dielës në Stamboll.
Ata akuzohen për sulm ndaj unitetit kombëtar, vrasje me paramendim dhe tentativë për vrasje, njoftoi sot agjencia shtetërore e Turqisë, Anadolu.
Gjykata liroi tre të dyshuar të tjerë nga paraburgimi në pritje të gjykimit, dhe gjithashtu urdhëroi dëbimin e 29 personave të arrestuar nga policia.
Prokurorët kaluan rreth pesë orë duke marrë në pyetje të dyshuarën kryesore në sulm, Ahlam Albashir, një siriane e akuzuar se kishte lënë një bombë në Avenue Istiklal.
Ajo pranoi se kishte lënë një çantë që përmbante një mjet shpërthyes në një stol në rrugë, por pretendoi se nuk e dinte se çfarë kishte në të.
Albashir dyshohet se ka thënë se ka hyrë ilegalisht në Turqi dhe ka qëndruar në një shtëpi në Stamboll për katër muaj me një të dyshuar tjetër, raporton Anadolia.
Një i dyshuar u arrestua nga policia turke të mërkurën vonë në qytetin sirian Azaz, i cili aktualisht është nën kontrollin e opozitës siriane të mbështetur nga Turqia, dhe po merrej në pyetje nga policia, njoftoi agjencia amerikane.
Një datë gjyqi pritet të caktohet pasi prokurorët të përgatisin një aktakuzë, e cila mund të zgjasë me muaj.
Një sulm me bombë në rrugën Istiklal të Stambollit më 13 nëntor vrau gjashtë persona, duke përfshirë dy fëmijë dhe plagosi më shumë se 80 të tjerë.
Autoritetet turke fajësuan Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, si dhe grupet e kurdëve sirianë të lidhur me të. Grupet ekstremiste kurde kanë mohuar përfshirjen në sulm.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve