Tensionet në Lindjen e Mesme: SHBA-të dërgojnë një tjetër anije luftarake në Iran
Marina Amerikane ka dërguar një tjetër anije luftarake në Lindjen e Mesme, ndërsa prania ushtarake e Uashingtonit në rajon është forcuar dhe tensionet përshkallëzohen, sipas një zyrtari amerikan që foli për Reuters.
Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, tha se destrojeri USS Delbert D. Black hyri në zonë në 48 orët e fundit.
Me këtë veprim, numri i shkatërruesve në Lindjen e Mesme tani është gjashtë, ndërsa një aeroplanmbajtëse dhe tre anije të tjera luftarake bregdetare janë gjithashtu në rajon.
Vendosja e anijes luftarake shtesë u raportua për herë të parë nga CBS News dhe është pjesë e mobilizimit të shtuar ushtarak amerikan, ndërsa tensionet me Iranin mbeten të larta.
Të mërkurën, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i bëri thirrje Iranit të hyjë në negociata dhe të heqë dorë nga zhvillimi i armëve bërthamore, duke paralajmëruar se përndryshe një sulm i mundshëm i ardhshëm i SHBA-së do të ishte “shumë më i keq”.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve