Traktati i armëve bërthamore, SHBA dhe Rusia ulen në tryezë
Nisën ditën e hënë në Vjenë, mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë bisedimet për çështjen e armatimeve bërthamore, me përfaqësuesit e dy vendeve që kanë bërë komente të shkurtra përpara takimit.
Pak gjëra janë thënë zyrtarisht për negociatat për kontrollin e armëve, por i dërguari amerikan e ka bërë të qartë se procesi do të fokusohet tek ato bërthamore, duke sugjeruar se procesi do të përfshijë zëvendësimin e Traktatit për Reduktimin e Armatimeve Strategjike, START, që skadon në shkurt.
“Do të shohim”, tha shkurt i dërguari amerikan, Marshall Billingslea për “Reuters” kur u pyet se çfarë priste nga takimi, që mbahet në një ndërtesë që i përket Ministrisë së Jashtme austriake.
Edhe interlokutori i tij rus, zëvendës ministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov u shpreh po aq i kujdesshëm, duke u thënë shkurt: “Të shohim, ne kemi gjithmonë shumë shpresë”.
Bisedimet, sipas Departamentit të Shtetit, do të zgjasin të hënën dhe të martën.
Marrëveshja e re START i imponon Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kufijtë e fundit për pajisjen me armë bërthamore, jo më shumë se 1.550 secila. Ajo mund të zgjatet me 5 vjet nëse palët bien dakord.
Presidenti Donald Trump ka bërë vazhdimisht thirrje për përfshirjen e Kinës në bisedimet mes Uashingtonit dhe Moskës, por Pekini, që vlerësohet të ketë rreth 300 armë bërthamore, e ka refuzuar vazhdimisht thirrjen e presidentit amerikan. Dhe në fakt, në Vjenë nuk u konstatua prania e ndonjë zyrtari kinez.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut