Trump anulon fazën e dytë të sulmeve të planifikuara në Venezuelë, zbulon arsyen

9 Janar 2026 | 11:37

Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në “Truth Social” ka njoftua vendimin e tij për të anuluar valën e dytë të sulmeve ndaj Venezuelës. Ai shtoi se Venezuela po liron një numër të madh të të burgosurve politikë si shenjë e kërkimit të paqes.

Ai e ka cilësuar lirimin e të burgosurve politikë si vendim të zgjuar dhe se falë punës së bërë mes dy vendeve ka anuluar sulmet e planifikuara. Trump theksoi se anijet luftarake amerikane do të mbeten në rajon për arsye sigurie.

 “Venezuela po liron një numër të madh të të burgosurve politikë si shenjë e “kërkimit të paqes”. Ky është një veprim shumë i rëndësishëm dhe i zgjuar.

SHBA-ja dhe Venezuela po punojnë mirë së bashku, veçanërisht në rindërtimin, në një formë shumë më të madhe, më të mirë dhe më moderne, të infrastrukturës së naftës dhe gazit.

Për shkak të këtij bashkëpunimi, kam anuluar serinë e dytë të sulmeve që ishin planifikuar, të cilat duket se nuk do të jenë të nevojshme, megjithatë, të gjitha anijet do të mbeten në vend për arsye sigurie.

Të paktën 100 miliardë dollarë do të investohen nga kompanitë kryesore të naftës, me të cilat do të takohem sot në Shtëpinë e Bardhë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkruan Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026