Trump dhe presidenti i Koresë së Jugut bisedë telefonike, diskutojnë rreth samitit SHBA-Kinë

17 Maj 2026 | 16:39

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilluan një bisedë telefonike të dielën dhe diskutuan rezultatin e takimit të samitit SHBA-Kinë. Kështu njoftoi zyra presidenciale e Shtëpisë Blu të Koresë së Jugut në një deklaratë të dielën.

Të dy udhëheqësit biseduan gjithashtu për zbatimin pa probleme të një marrëveshjeje dypalëshe tregtare të nënshkruar vitin e kaluar, si dhe për paqen në Gadishullin Korean.

Gjatë udhëtimit të tij 3-ditor, Trump pati bisedime me presidentin kinez, Xi Jinping mbi tregtinë, Tajvanin dhe Iranin.

Trump tha se po shqyrton mundësinë e heqjes së sanksioneve ndaj kompanive kineze që kanë blerë naftë iraniane, ndërsa lufta dhe ndërprerjet në tregjet e naftës vazhdojnë.

“Do të marr një vendim gjatë ditëve të ardhshme. Ne folëm për këtë”, u tha Trump gazetarëve të premten, ndërsa po kthehej nga vizita e tij shtetërore në Kinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026