Trump: Kina mund të ndërmarrë veprime ushtarake në Tajvan kur në SHBA të jetë një president tjetër
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka komentuar deklaratat e homologut të tij kinez, Xi Jinping lidhur me Tajvanin. Trump në një intervistë me New York Times u shpreh se gjithçka varet nga Kina se çfarë do të bëjë në Tajvan.
I pyetur nëse beson se sulmi i SHBA-së ndaj Venezuelës krijon një “precedent” që Pekini mund të dëshirojë ta shfrytëzojë, Trump u përgjigj se Kina e konsideron Tajvanin pjesë të saj.
“Xi Jinping e konsideron Tajvanin pjesë të Kinës dhe varet nga ai se çfarë bën”, tha Trump.
Ai shtoi se ka kontaktuar me homologun e tij dhe i ka shprehur se nuk do të ishte i kënaqur nesë Kina do të kryente ndonjë veprim në Tajavan.
“Por e informova se do të isha shumë i pakënaqur nëse ai do ta bënte këtë dhe nuk mendoj se do ta bëjë. Shpresoj që të mos e bëjë”, shtoi ai.
Trump vlerësoi gjithashtu se Xi mund të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Tajvanit por vetëm kur në Shtëpinë e Bardhë do të jetë një president tjetër.
“Nuk mendoj se ai do ta bëjë këtë me mua si president të SHBA-së”, tha ai.
Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar