Trump: Nëse më kërkohet, mund ta zgjidh problemin financiar të OKB
Presidenti amerikan, Donald Trump pretendon se mund t’i shpëtojë Kombet e Bashkuara nga kolapsi financiar për shkak të sasisë së madhe të kontributeve që shumë anëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, nuk po i paguajnë.
Duke folur për Politico nga Florida, ai tha se nuk ishte në dijeni se Shtetet e Bashkuara kishin vonuar në përmbushjen e detyrimeve të tyre ndaj OKB-së , por ishte i bindur se mund ta “zgjidhte problemin shumë lehtë” dhe t’i bindte vendet e tjera të paguanin. Sikur OKB-ja ta kërkonte këtë.
“Nëse do të vinin te Trump dhe do t’i thoshin, do t’i bëja të gjithë të paguanin, siç e bëra NATO-n të paguante”, tha ai, duke iu referuar vetes.
“E tëra çfarë duhet të bëj është t’i telefonoj këto vende… ato do të dërgonin çekë brenda pak minutash”, shtoi ai.
Ai nuk pranoi t’i përgjigjej një pyetjeje nëse Shtetet e Bashkuara do t’i shlyenin miliarda dollarë që i detyrohen organizatës ndërkombëtare.
Komentet e Trump erdhën pasi The New York Times raportoi se zyrtarë të lartë të OKB-së kanë paralajmëruar se organizata mund të detyrohet të zvogëlojë aktivitetet e saj për shkak të mungesës së burimeve.
Madje mund të mbyllë selinë e saj në New York, thanë ata. Megjithatë, Trump e hodhi poshtë idenë.
“Nuk mendoj se është e drejtë. OKB-ja nuk do të largohet nga Nju Jorku dhe nuk do të largohet nga Shtetet e Bashkuara, sepse OKB-ja ka një potencial të jashtëzakonshëm”, tha Trump.
Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë