Trump pas vizitës në Pekin: Xi Jinping nuk do luftë për pavarësinë e Tajvanit (VIDEO)
Presidenti Donald Trump, duke u kthyer me Air Force One nga samiti i tij në Pekin me Xi Jinping, tha se udhëheqësi kinez nuk dëshiron një luftë për Tajvanin dhe se ai refuzoi t’i përgjigjej kur Xi e pyeti nëse SHBA-të do të dërgonin trupa në rast të një konflikti të tillë.
Presidenti u tha gjithashtu gazetarëve se dyshja nuk diskutoi për tarifat gjatë udhëtimit dhe se kjo mund të jetë një nga katër takimet e tyre në vitin 2026.
“Ai nuk dëshiron të shohë një luftë për pavarësinë e Tajvanit. Unë nuk bëra asnjë koment për këtë”, u shpreh Trump.
Sakaq, ai u ndal edhe tek lufta me Irani teksa tha se: “Është shumë interesante. Xi mendon fort se ata nuk mund të kenë armë bërthamore dhe dëshiron që ngushtica të hapet”.
Deklaratat vijnë pas takimit mes dy liderëve në Pekin, ku në fokus kanë qenë Tajvani, Irani dhe ngushtica strategjike e Hormuzit.
Trump u përpoq gjatë samitit të anashkalonte mosmarrëveshjet e tij me Xi-në, por kjo solli pak ndryshime konkrete në lidhjet e lëkundura midis dy superfuqive.
U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit