Valë sulmesh ajrore në Gaza ga ushtria izraelite, mbi 30 të vrarë

31 Janar 2026 | 17:29

Rripi i Gazës është tronditur të shtunën nga një seri sulmesh ajrore izraelite, që sipas autoriteteve lokale kanë lënë të vrarë të paktën 31 persona, përfshirë gra dhe fëmijë. Një nga goditjet më të rënda ka prekur një tendë ku strehoheshin njerëz të zhvendosur në qytetin jugor të Khan Younis.

Ushtria izraelite thotë se sulmet u kryen pas asaj që e përshkroi si shkelje të armëpushimit nga Hamasi, ndërsa grupi palestinez i ka cilësuar këto sulme si më të rëndat që nga armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja në tetor. Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e marrëveshjes.

Forcat izraelite njoftuan se kanë goditur “objektiva të Hamasit”, duke përfshirë tunele nëntokësore, komandantë dhe depo armësh. Ndërkaq, Hamasi ka dënuar sulmet dhe i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara për ndërhyrje të menjëhershme, duke folur për “lufte brutale kundër Rripit të Gazës”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026

Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare

Bashkimi Evropian po ofron 20 milionë euro të tjera ,22.8 milionë dollarë, ndihmë humanitare për të ndihmuar Venezuelën të përballet me tërmetet e muajit të...
13:24 | 15/07/2026

SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit

Ushtria amerikane tha se ka nisur një raund të ri sulmesh gjatë ditës ndaj Iranit duke filluar në orën 6 të mëngjesit sipas orës së...
13:08 | 15/07/2026