Vendosnin mina në Ngushticën e Hormuzit, SHBA shkatërron 16 anije iraniane

11 Mars 2026 | 08:20

SHBA-të thonë se kanë shkatërruar 16 anije iraniane që vendosnin mina të martën, pasi Teherani u zotua të bllokonte eksportet e naftës së rajonit, duke thënë se nuk do të lejonte që “as edhe një pikë” të transportohej te armiqtë e saj përmes Ngushticës së Hormuzit.

Në një postim të martën vonë në Truth Social, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili më parë e kishte paralajmëruar Iranin për pasoja të forta “në një nivel të paparë më parë”, tha se Uashingtoni ka ndërmarrë masa parandaluese për t’iu përgjigjur kërcënimit që Teherani kishte ngritur.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se brenda orëve të fundit, kemi goditur dhe shkatërruar plotësisht 10 anije që vendosnin mina, dhe do të ketë edhe të tjera!”, shkroi ai.

Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim të mëvonshëm në X konfirmoi se numri ishte rritur në 16 anije minuese. Sulmet erdhën ndërsa shqetësimet u rritën pas paralajmërimit të Teheranit, i cili Uashingtoni thotë se do të destabilizonte më tej tregjet globale të energjisë dhe transportin ndërkombëtar detar.

Irani ka vazhduar të hakmerret gjatë gjithë ditës, duke qëlluar me breshëri të shumta raketash dhe dronësh drejt Izraelit dhe shteteve fqinje të Gjirit, shumë prej të cilave strehojnë baza amerikane. Shumë vende në të gjithë rajonin, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Kuvajtin, raportuan sulme nga Irani të martën.

Efektet e konfliktit u përhapën në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Udhëheqësit iranianë përjashtuan bisedimet me SHBA-në, duke përmendur mungesën e sinqeritetit dhe një “përvojë të hidhur” me Uashingtonin, kërcënuan Trumpin dhe nisën sulme të reja kundër Izraelit dhe vendeve arabe të Gjirit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026