Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mori një telefonatë gjatë një video-konference me gazetarët.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shikohet Zelensky që po i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve kur telefoni i tij bie, dhe ai papritmas kthehet për ta marrë. Nga ana tjetër e telefonit duket se është presidenti francez, ndërsa në video dëgjohet Zelensky duke i thënë Macronit: “Më falni, Emmanuel, kam një bisedë me gazetarët, a mund t’ju telefonoj për 15-20 minuta?”
Pas një pauze të shkurtër, ku duket se Macroni ka pranuar kërkesën, Zelensky e mbyll bisedën me një “Po, të lutem, faleminderit Emmanuel! Mirupafshim!”
Më pas, presidenti ukrainas tha se ai flet me homologun francez Emmanuel Macron në baza ditore, pasi lideri francez e thirri atë papritur gjatë një konference për shtyp ndërsa pritet që Zelensky të vizitojë Francën javën e ardhshme.
“Po, sapo kam folur me presidentin Macron, me Emmanuelin,” tha Zelensky pasi mori telefonatën gjatë konferencës. “Ne shpesh flasim shumë. Një herë në ditë. Pas bisedës sonë, do ta thërras përsëri”, tha Zelensky.
‘ Emmanuel? I’ll call you back ‘ — #Zelensky tells #Macron to wait during his presser#Ukraine | #France pic.twitter.com/G8rfY6IR0j
— ⚡️🌎 World News 🌐⚡️ (@ferozwala) March 20, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
- Zelensky: Shpresojmë që ekipet SHBA-Ukrainë të takohen në 3 ditët e ardhshme
- Zelensky e përshkruan telefonatën me Trump si ‘të sinqertë’ dhe ‘shumë thelbësore’