Zbulohet prapaskena e fortë e vitit 2019: Putin i propozoi Trumpit shkëmbimin e Maduros me Ukrainën
Një prapaskenë e fortë diplomatike e vitit 2019 ka rishfaqur diskutimet për një “shkëmbim” të mundshëm mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, ku në qendër ishin fati i Venezuelës dhe ai i Ukrainës.
Sipas ish-këshilltares së Donald Trump, Fiona Hill, Moska kishte sugjeruar asokohe se mund të tërhiqte mbështetjen për presidentin Nicolás Maduro, nëse Uashingtoni i jepte dorë të lirë Rusisë në Ukrainë.
Hill tregoi gjatë një dëshmie në Kongres se ambasadori i atëhershëm rus, Anatoly Antonov, kishte bërë aludime të përsëritura për këtë “marrëveshje shkëmbimi”.
Ideja bazohej në një rikthim të mundshëm të “Doktrinës Monroe”, ku SHBA-të do të dominonin hemisferën perëndimore dhe Rusia do të kishte ndikimin e saj në Evropën Lindore.
Në atë kohë, presidenti Donald Trump e kishte dërguar këshilltaren e tij në Moskë për të bërë të qartë se Ukraina dhe Venezuela ishin dy çështje krejtësisht të ndryshme.
Shtëpia e Bardhë asokohe refuzoi çdo lloj pazari të tillë, duke mbajtur qëndrim të prerë në mbrojtje të sovranitetit të Ukrainës dhe duke njohur opozitën në Venezuelë.
Megjithatë, këto detaje tani po qarkullojnë sërish me shpejtësi, veçanërisht pas operacionit të fundit amerikan për kapjen e Maduros.
Sipas ekspertëve, lëvizjet e fundit të SHBA-ve në Venezuelë mund t’i japin Rusisë një argument më shumë për të justifikuar planet e saj në Ukrainë, duke pretenduar ndarjen e zonave të influencës mes fuqive të mëdha.
Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar