Zgjedhjet fundosin tregjet, reflektohet pasiguria e procesit, bursat evropiane në rënie
Tregjet evropiane u hapën në rënie ditën e martë, paralelisht me dramën elektorale përtej Atlantikut.
Në Londër, bursa FTSE 100 ra me 61 pikë, ose rreth 1 për qind, por me kalimin e orëve rifitoi pakëz terren.
Rënia është gjithsesi më e ulët në një kohë kur një paund në rënie mbështet çmimet e aksioneve të kompanive shumëkombëshe.
Ndërkohë, gjermania DAX ra gjithashtu me 1.6 për qind në momentin e hapjes, ndërsa ajo franceze me 1.4.
Për ekspertët, situata aktuale është më e keqja e mundshme. Sipas tyre, zgjedhjet amerikane po ndikojnë më shumë se parashikimet, në një kohë kur Trump ka nën kontroll shtetet kyçe, përfshirë Teksasin dhe kur rezultati i tyre duket ende larg.
Në vlerësimin e ekspertëve, situata aktuale shoqërohet me një të ardhme të paqëndrueshme, me tregtarët që shkëmbejnë aksionet në përpjekje për të fituar dhe me reflektimin e ndjenjave ndaj dy kandidatëve.
Investitorëve ndërkohë mund t’u duhet të durojnë disa lëkundje të forta në ditët e ardhshme nëse situata vijon e tillë, njësoj si në vitin 2000, kur rezultati i kontestit mes George W. Bush dhe Al Gore ishte shumë larg.
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran