Detajet e debatit Le Pen – Makron për zgjedhjet në Francë
Emanuel Makron dhe Marine Le Pen do të përballen kokë më kokë në debatin e së mërkurës mbrëma, që mund të rezultojë jetikë në bindjen e votuesve të pavendosur, 4 ditë përpara raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Përballja e gjatë 2 orë e gjysmë, që është përplasja e vetme direkte mes dy kandidatëve, është kthyer në një traditë e fushatës presidenciale që prej vitit 1974, shpesh herë duke i dhënë drejtim procesit elektoral.
Debati do të nisë në 21, me orën lokale. Ai do të transmetohet direkt në 2 kanalet televizive kryesore të Francës, publik dhe privat, si dhe në stacionet informative.
Gjasat janë që ai të tërheqë një audiencë prej miliona shikuesish, nisur nga debati i 2017-s që tërhoqi mbi 16 milionë spektatorë, dhe çdo aspekt i tij është përgatitur me kujdes, me detajet e pranuara nga të dyja palët.
Dy kampet kanë caktuar secili ‘producentë konsultativë’, që do të jenë në studio dhe do mund të ndërhyjnë nëse shohin se kandidati përkatës ndodhet në dizavantazh.
Palët kanë rënë gjithashtu dakord për sfondin e skenës ku do të mbahet debati dhe për distancën prej 2.5 metrash që do të mbahet mes kundërshtarëve. Ndërkohë, temperatura në studio do të jetë 19 gradë Celsius.
Skenari parashikon që Le Pen të flasë e para, ndërsa Makron të thotë fjalën e fundit. Debati do të trajtojë 8 çështje, që janë:
Kostoja e jetesës; politikat sociale për pensionet dhe shëndetësinë; ambienti; ekonomia; arsimi; rendi dhe ligji; emigracioni dhe reforma institucionale.
LEXONI GJITHASHTU:
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 8 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës