Zgjedhjet presidenciale, francezët në pritje të debatit Macron-Le Pen

18 Prill 2022 | 20:00

Për një javë, një Francë e përçarë, e zemëruar dhe e pavendosur do të zgjedhë se kujt t’i besojë çelësat e pallatit Elize për 5 vitet e ardhshme.

Deri atëherë, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen do të ushtrojnë gjithë forcën e tyre gjatë fushatës, pika kulmore e të cilës do të jetë debati që do të mbahet të mërkurën.

Duke nxjerrë mësime nga zgjedhjet e 2017-s, kur nuk ishte e përgatitur për debatin, tani Le Pen thotë se ndihet ‘shumë e qetë’.

“Ky është një moment që do të na lejojë të debatojmë mbi projektet e njëri-tjetrit. Ndaj ky event është thelbësor për fushatën”, tha kandidatja për presidente, Marine Le Pen.

Mes çështjeve që shqetësojnë francezët, blerja e energjisë është në vendin e parë. Por është programi i kandidatëve për klimën që votuesit e konsiderojnë zhgënjyes. Macron u kritikua për veprimet e tij nga Le Pen.

Sinkron Marine Le Pen, kandidate për presidente:

“Nuk kam qenë kurrë skeptike për klimën. Përkundrazi, kam një projekt që merr parasysh ambjentin dhe ekologjinë”, u shpreh Le Pen.

Nga ana e tij, Macron mbajti në Marsejë takimin e parë elektoral mes dy raundeve, të fokusuara pikërisht tek ambienti dhe ndryshimet e klimës, duke u dërguar sinjale votuesve të majtë që synon të bëjë për vete.

Sinkron Emmanuel Macron, kandidat për president:

“Ne kemi mbrojtur biodiversitetin dhe kemi reduktuar emetimet e gazrave serrë me 12% në 5 vjet. Kemi qenë dy herë më të shpejtë gjatë dy periudhave të fundit 5-vjeçare në këtë nismë”, deklaroi kandidati për president, Emmanuel Macron.

Sa i takon periudhës post-debatit, Macron pritet të bëjë një udhëtim final në disa rajone të Francës, që do të pasohet nga një miting të premten, përpjekja e fundit për të bindur votuesit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë

Një shpërthim i sëmundjes së legjionarëve ka sëmurë dhjetëra njerëz në New York City teksa është regjistruar edhe viktima e pare. Zyrtarët nuk dhanë informacione shtesë në...
09:49 | 18/07/2026

Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane

Irani nisi sulme të reja ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik të shtunën, pas natës së shtatë radhazi të sulmeve amerikane që synonin vendet...
09:26 | 18/07/2026

Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës

Policia zbuloi të premten varkën që u fundos këtë javë në Gjirin e San Franciskos, pasi nxori trupin e një personi të zhdukur një ditë më parë....
09:21 | 18/07/2026